Drejtuesit e Eurolab kanë marrë përsipër në politikat e kompanisë dy angazhime themelore: Mirëqenien e punonjësve – mbrojtjen e Shëndetit dhe Sigurinë (Sh&S) në punë dhe Vazhdimin e zhvillimit të mëtejshëm të burimeve njerëzore, proceseve dhe teknologjisë si pjesë e përmirësimit të vazhdueshëm të punës.
Ky angazhim nënkupton zhvillim të vazhdueshëm të punonjësve tanë me mënyrat dhe metodat më të përparura të trajnimit, mentorimit, coaching, on job, team building, etj.
Qëllimi i trainimit dhe zhvillimit të punonjësve të Eurolab është ndërtimi i atmosferës që nxit partneritetin e të mësuarin, ku punonjësi përpiqet, menaxheri inkurajon, dhe kompania krijon mundësi për zhvillim.
Parimi themelor i zhvillimit të punonjësve është “procesi të udhëhiqet nga vetë punonjësi, të mbështetet nga menaxheri i linjës dhe të lehtësohet nga Burimet Njerëzore.
Apliko tani për pozicionin tënd duke plotësuar të dhënat më poshtë.