Remix Music Festival

Joint for Future, Puglia – Albania

Në datat 26-28 Maj u zhvillua REMIX MUSIC FESTIVAL, Puglia – Albania, “Joint for Future”, ku solli për publikun artistë, grupe muzikore dhe dj nga Rajoni i Puglias dhe Shqipërisë. Ky aktivitet kishte për qëllim argëtimin dhe promovimin e vlerave kulturore Italiane. E sigurisht, gjate këtyre ditëve nuk mungoi edhe Birra Peroni. Në oborrin e pasëm të Pallatit të Kulturës në Tiranë, prej orës 20:00 e deri në mesnatë të rinjtë urbanë të Tiranës shijuan muzikën e bukur dhe të veçantë nën shoqërinë e birrës Peroni.